SHIK, organizatë kriminale e formuar nga…!

  22 Nov 2017

Kur rusët ”çliruan Çekinë nga gjermanët, hynë në shtëpitë e çekëve u morën gjithçka që kishin dhe u dhunuan gratë me sloganin: ”unë të çlirova unë të …”. Kështu është edhe puna e ”çlirimit” të Kosovës nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli me bandat e tyre. SHIK-u është një organizatë kriminale e formuar dhe e kontrolluar nga marksistë-leninistët e PDK-së me në krye enveristin Hashim Thaçin, stalinistin Kadri Veselin, titistin Xhavit Halitin -Zeka, leninistin Azem Syla -Daja.

SHIK-u në Kosovë ka qenë dhe është organizatë ilegale. SHIK-u ka qenë dhe është organizatë kriminale (me elemente të terrorizmit). SHIK-u kontrollohet nga njerëz që janë në pushtet. Gjithë veprimtaria e tij që nga fillimi e deri tash është në thelb veprimtari kriminale (vrasje, rrëmbime, shantazhe, uzurpim i pasurisë, kontrabandë me armë e me qenie njerëzore, reketime dhe një mori aktivitete tjera kriminale).

Dihet botërisht se pas luftës dhe instalimit të diktaturës së pashpallur në Kosovë nga SHIK-u, populli filloi ta humbasë simpatinë për luftëtarët e lirisë. Këta njerëz vendosën lista nëpër Prishtinë për gjoja 6000 ”spiunë” që do t´i vrisnin në emër të luftës kundër ”spiunëve” të Serbisë. Ata likuidonin ish-punëtorët e UDB-së sepse dinin shumë për të kaluarën (lexo të zezat) e këtyre patriotëve, pra që të mos u dilnin në shesh. E ku ka ndodhur që populli gati-gati të urrejë ”çliruesit” e vet, veçse në Çeki dhe Kosovë? Edhe gjatë luftës shumë komandantë u vranë pas shpine dhe shumë të tjerë sot përballen me varfëri ekstreme. Pastaj këta ”çlirimtarët” që ”çliruan” Kosovën nga Hotel Tirana (15 katëshi) në Tiranë, privatizuan dhe vodhën gjithë Kosovën. Them hapur se nëpër të gjitha bordet e të gjitha ndërmarrjeve të mëdha shtetërore janë kryekëput njerëz të SHIK-ut ilegal.

Kjo organizatë antiligjore ka bërë krime të rënda ekonomike, politike, ka bërë vrasje e likuidime kundër të gjithë atyre që ngrenë zërin kundër tyre ashtu siç po bën sot Florin Krasniqi.
Raportet ndërkombëtare për korrupsionin (pra hajni) krimin e organizuar, mungesën e lirisë së shprehjes, për varfërinë ekstreme etj, flasin mjaft për të zezat e këtyre ”çlirimtarëve” të Kosovës. Sipas Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane: Në Kosove, Krimi i organizuar përfshin strukturat e fuqishme dhe partitë politike. SHIK-u si strukturë e inteligjencës (e nëntokës), merr diku mbi 200 milionë dollarë përmes ryshfeteve, grabitjeve dhe shërbimeve të sigurimit.

PDK është Alfa dhe omega e krimit politik!
Shërbimi Informativ i Kosovës i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa dhe omega e krimit politik, ekonomik në Kosovën e pasluftës. SHIK-u mund të jetë krijuar për t’i likuiduar shërbëtorët që i kanë shërbyer okupatorit, mirëpo ne jemi dëshmitar dhe i shohim çdo ditë, që pikërisht emra të lartë të shërbëtorëve të armikut shëtisin nëpër rrugët e Kosovës, pa asnjë frikë. Madje, një pjesë e madhe e tyre janë të shpërblyer me poste nëpër institucionet vendore. Kurse ata që njëmend luftuan, u harruan, u nëpërkëmbën, u burgosën dhe u njollosën.

Shërbimi Informativ i Kosovës i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa dhe omega e krimit politik, ekonomik në Kosovën e pasluftës. Flasin, dëshmitë( sipas dëshmive të ish pjesëtarit të SHIK-ut, Nazim Bllaca), faktet, datat, se kush është SHIK-u dhe çfarë ka bërë në Kosovën e pasluftës, kush është vrarë dhe nga kush është vrarë (një pjesë e tyre nga Gjykata e EULEX-it në Kosovë u dënuan para ca kohësh për vrasje, tentim vrasje, etj, e ndër ta edhe eprorë të lartë të SHIK-ut, si Shpresim Uka, Fahredin Gashi etj).

Dihen edhe urdhërdhënësit, dihen edhe ata, që kanë marrë pjesë në të gjitha vrasjet, prej vrasjes së parë politike në Kosovë e deri të fundit, andaj duhet ta kenë të qartë politikanët e Kosovës që mbështesin SHIK-un se faktet flasin ndryshe, nga akuzat dhe fabrikimet që nuk kanë forcë as peshë dhe janë të drejtuara ose të dorëzuara organeve jo përkatëse, kjo edhe dëshmon se është e tëra lojë e SHIK-ut të Kadri Veselit dhe Azem Sylës që janë të mbështetur nga politikanët e ekstremit të majtë, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit të tyre, që tash e 13 vite kanë vënë Kosovën në një vend të pasigurtë me gjithë praninë e NATOS-KFOR-it përsëri vriteshin (vriten) njerëzit mu në pikë të ditës nga “persona të panjohur”.