fbpx
Sheshel nxjerr vrer ndaj shqiptarëve: Nëse shqiptarët nisen në veri, Ushtria e Serbisë nuk duhet të vij deri te Ibri por të merr gjithë Kosovën

Sheshel nxjerr vrer ndaj shqiptarëve: Nëse shqiptarët nisen në veri, Ushtria e Serbisë nuk duhet të vij deri te Ibri por të merr gjithë Kosovën

  10 Mar 2019

Mendohet se ka vendosmëri në atë drejtim edhe në kreun ushtarak edhe shtetëror, por edhe në popull dhe i gjithë populli është në diskonim që të reagohet energjikisht në secilin sulm në serbët në Kosovë.

Lideri Partisë Radikale serbe (SRS) Vojislav Sheshel ka vlerësuar se “shqiptarët nuk kanë guxim të sulmojnë katër komunat serbe në veri të Kosovës, “përderisa nuk mënjanojnë serbët e Kosovës”, përkatësisht individët që kanë imazh të madh. Ka individë që janë në gjendje të drejtojnë popullin serb , ndërsa prej tyre janë “dëshmuar” në vitin 1999 kur ndaluan kalimin e separatistëve përtej Ibrit, ndërsa të tjerët në gaza tjera” shkruan “Pravda”.

Sheshel ka shtuar se për nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiç nuk është dëgjuar më herët, por kur ka dëgjuar si sulmohet nga “tradhtarja Rada Trajkoviq” e ka të qartë se ai njeri ka ndikim edhe autoritet që duhet llogaritur në momentet vendimtare.

Duke komentuar shkrimet e medieve se ambasada amerikane ka njoftuar Departamentin e Shtetit se pozita e Serbisë është forcuar dhe ajo do të reagojë nëse ka ndonjë sulm në veri të Kosovës, Sheshel ka thënë se “Serbia kësaj radhe në atë rast duhet të reagoj”.

Mendohet se ka vendosmëri në atë drejtim edhe në kreun ushtarak edhe shtetëror, por edhe në popull dhe i gjithë populli është në diskonim që të reagohet energjikisht në secilin sulm në serbët në Kosovë.

“ Kjo jo vetëm në katër komunat veriore. Nëse vjen te konfrontimi ushtria jonë është në gjendje jo vetëm të depërtoj deri në ibër, por të marr të gjithë Kosovën. Për disa orë do arrinte në Ibër, po pse të ndalej në Ibër? Nëse niset duhet të mbrojë të gjithë territorin, ku jetojnë serbët, të gjitha 5 komunat në jug të Prishtinës” ka thënë Sheshel.

I pyetur nëse do ktheheshin serbët, ai ka thënë se nuk është i sigurt, sepse kthimi i serbëve nuk mund të sigurohet pa u hjek pushteti i shqiptarëve në Prishtinë dhe deri sa Kosova nuk vihet nën rregullimin e Serbisë.

“Nëse vazhdojnë bisedimet shqiptarëve do të ju japim shkallë të lartë të autonomisë në të gjitha fushat ku janë shumicë bindëse. Vështirë që në atë proces mund të llogaritet në kthimin e serbëve në hapësira ku kanë jetuar më përpara” – tha Sheshel.

Duke komentuar deklaratën e nënsekretarit për çështje politike të Departamentit të Shtetit Dejvid Hale në Prishtinë, Sheshel ka thënë se dyshon si ka qenë biseda atje, duke përkujtuar se në situatat e ngjashme më herët Serbia gjithmonë “ ka nxjerr fundin e gjerë”.

“Do të shohim hapat e ardhshëm të Amerikës, Por shpresoj se kemi ndal formulën e njohjes së ndërsjellë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Do të shohim kur kemi ngritur zërin kundër kësaj, a do të përsëritin këtë banalitet” ka thënë ai.

Sipas tij “Nëse amerikanët përzihen më thellë në gjithë këtë, do të marrin iniciativën sa i përket perëndimit. Mbetën vetëm anglezët, ndërsa ata në fshehtësi, nga prapaskena tërheqin hapat, sepse njohin rrethanat ballkanike më mirë, ndërsa më herët zakonisht kanë punuar në dëmin serb. Sa herë anglezët paraqiten në rrethanat paqarta ballkanike, gjithnjë ato thyhen në kokat serbe” – tha Sheshel.

Ai ka shtuar se nuk sheh pse Prishtina mund të heq taksat në javën që vjen, si po flasin, kur atë mund ta bëjnë sot, por është e qartë se ekziston dikush i fortë nga jashtë, që iu thonë jo publikisht dhe zëshëm, iu flet që mos të hiqen taksat.

Ai ka thanë se shqiptarët janë të ndarë dhe këtu nuk ka aktrim, Thaçi është opsioni i fortë amerikan, ndërsa Haradinaj thotë se ka humbur në shumë anë, përveç tek shqiptarët në Kosovë dhe se askush nuk e mbështet.