Shëroni hemorroidet me këtë ilaç natyral

  18 Nov 2017

Hemorroidet janë patologji shumë e zakonshme që prekin të paktën një herë në jetën e tyre pothuajse të gjithë popullatën.

Problemi ndodh me frekuencë të barabartë në të dyja gjinitë, edhe pse tek gratë duhen marrë parasysh rreziqet e mundshme që lidhen me shtatzëninë.Hemorroidet janë venat e fryra dhe kapilarë të inflamuar rreth rektumit. Klasifikohen si të brendshme dhe të jashtme.

Në origjinën e sëmundjes, janë faktorë të tillë si historia e familjes, mënyra e jetesës dhe ushqimi. Është një gjendje e dhimbshme që shkaktohet zakonisht nga kapsllëku, mungesa e ujit në dietë, mungesa e stërvitjes, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, shtatzënia, etj.

ParandalimiPër të parandaluar hemorroidet është shumë e rëndësishme të bëhet aktivitet i rregullt fizik dhe të shmanget pirja e duhanit dhe alkoolit. Sportet përmirësojnë funksionet trupore, në të njëjtën kohë forcojnë rajonin legenit.

Një dietë e ekuilibruar, e pasur me ujë dhe fibra ndihmon për të rregulluar funksionin e zorrëve, duke larguar një nga faktorët kryesorë të rrezikut. Higjiena e mirë personale jo vetëm pengon hemorroidet, por edhe shumë sëmundje të tjera.Kura natyrale për hemorroidetTrajtimi i hemorroideve ndryshon në varësi të shkallës së sëmundjes.

Bimët dhe natyra ofrojnë zgjidhje të shkëlqyera për hemorroidet:Aloe Vera Gel – është një ndihmë e mirë kundër hemorroideve, ka veprim anti-inflamator, qetësues, tonik dhe shtrëngues; rrjedhimisht është e dobishme dhe në trajtimin e plagëve të hapura.Lule Basani (kantarioni): Bima dhe vaji janë të pasur me veti shëruese dhe dezinfektuese.

Vaj Jojoba përfshin një produkt me antioksidant dhe zbutës. Dhe gjalpi Shea ka të njëjtat funksione.Vaji esencial i mentes jep freski dhe lehtësim të menjëhershëm.Gështenja e egër (Aesculus hippocastanum), përdoret për të trajtuar hemorroidet dhe venat me variçe. Përbërësit aktiv përfshijnë saponine dhe tanine, të cilat kanë veti anti-inflamatore.

Aplikohet si vaj në indet e fryrë. Mos kombinoni këtë barishte me ilaçe antikoagulant.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.