fbpx
Shërohet nga Covid-19 Lumir Abdixhiku dhe bashkëshortja e tij

Shërohet nga Covid-19 Lumir Abdixhiku dhe bashkëshortja e tij

  20 Jul 2020

Ish ministri Lumir Abdixhiku, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook, se kanë marrë njoftimin zyrtar nga IKShPK-ja, se janë shëruar bashkë me bashkëshorten e tij nga Covid-19.

“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë.

Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit. Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë”, ka shkruar Abdixhiku.