Shefqet Krasniqi e “godet” Haradinajn: “S munesh me ma ndalu me fol për politikë, se unë”!

  21 Dec 2017

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë Dr. Shefqet Krasniqi në një intervistë për media ka komentuar deklaratat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me fenë islame.
Imami Krasniqi ka vlerësuar se liderët politikë e kanë humbur vizionin dhe orientimin dhe, sipas tij, ata janë lodhur nga dështimet e njëpasnjëshme, ndaj shpëtimin e vetëm, siç ka thënë ai, e shohin në përkrahjen ndërkombëtare.
“Ndaj paraqitja e kujtdo më “katolik se Papa”, duke sakrifikuar identitetin e tij fetar për hir të karrierës, e bën njeriun mjaft qesharak e kontrovers.

Sipas tij, deklaratat e Haradinajt se “ai ka lindur mysliman, por s’e di pse është mysliman për shkak se asnjëherë në jetën tij nuk ka qenë në xhami”, do ta dëmtojnë partinë e tij dhe elektoratin potencial. “Në fakt, mendoj se, ai votuesit tashmë i ka të humbur, ata moti ia kanë kthyer shpinën që kur deputetët e tij vollën vrer kundër Islamit dhe myslimanëve dhe që kur partia e tij pranoi zyrtarisht Kqirën (Anton Kqirën).

Mjekët fshehin
Kjo polemikë mes Shefqetit dhe Haradinaj para tri vite kishte ngjallur reagime të mëdha.
A ka ndryshuar tani qëndrimi I Shefqet Krasniqit kur Haradinaj është kryeministër.?
Kjo mbetet të shihet, shkruan Kosova Ime

https://youtu.be/US6sYawLxrE

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.