SHBA i tregon Serbisë se çfarë duhet të bëjë për të hequr taksën Kosova, Daçiq reagon ashpër

SHBA i tregon Serbisë se çfarë duhet të bëjë për të hequr taksën Kosova, Daçiq reagon ashpër

  25 Mar 2019

Daciq ka thënë se SHBA shpreson kot sepse procesi i çnjohjeve është i pandalshëm.
Amerika si duket i ka vënë Serbisë një kusht nëse dëshiron që t’i hiqet taksa nga Kosova.

Kushtin për këtë ia ka bartur Serbisë zëvendësndihmës sekretetari i shtetit, Mathew Palmer, gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediave serbe, Palmer ka thënë se nëse Serbia dëshiron që Kosova ta heq taksën, atëherë duhet të ndalojë fushatën e egër për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga vendet që e kanë njohur.

Mirëpo, Beogradi zyrtar ka hedhur poshtë ofertën e SHBA’së.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se SHBA shpreson kot sepse procesi i çnjohjeve është i pandalshëm.

“Ne mund t’i detyrojmë shqiptarët të veprojnë të civilizuar dhe ta neutralizojnë menjëherë këtë problem. Megjithatë, gjithashtu ju duhet të bëni diçka. Ju menjëherë duhet të kërkoni nga vendet me të cilat jeni në kontakt për të ndaluar heqjen e njohjeve.

Në të njëjtën kohë, ju keni për t’u thënë që vendeve mike se, asnjë prej tyre nuk do të ndryshojë mendjen rreth pavarësisë së Kosovës, dhe nuk guxon asnjë vend tjetër të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkruajnë mediat serbe të ketë thënë Matthew Palmer në ofertën e tij.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.