Janë publikuar foto të mesazheve të këmbyera në mes të udhëheqësve të portalit “Insajderi”.
Në këto mesazhe të publikuara shihet gjuhë aspak e mirë ndaj punonjësve të “Insajderi”. Gjuhë fyese, linquese dhe sharje ndaj vajzave në fjalë.
Biseda në mes të Vehbi Kajtazit dhe Vullnet Krasniqit të siguruara nga DrenicaSOT, dhënë pasqyrimin më të mirë të sjelljës së tyre ndaj punëtorëve të këtij portali.
Vehbi Kajtazi i propozon Vullnet Krasniqit të bëhet humor me lajme sepse domosdoshmërisht sipas tij do të “dhezë” lajmi në fjalë. Vullnet Krasniqi, ankohet tek Vehbi Kajtazi ndaj punonjëses që kishte marrë Parim Olluri, duke fyer e sharë vajzën në fjalë që pason me qeshje nga Vehbi Kajtazi duke ja përmendur emrin vajzës në fjalë për të kuptuar se a është fjala për atë vajzë.
Vehbi Kajtazi ankohet edhe për një vajzë tjetër që sipas tij asgjë nuk është duke bërë, duke përdorur gjuhë fyese ndaj saj, kurse kolegu i tij, Vullnet Krasniqi, njëkohësisht edhe pronar i Gazetës satirike “KukuNews”, përqesh dhe e shanë vajzën me ndërrimin e statusit të saj, pasi që ishte në prag të fejesës.
Të drejtat e punëtorëve në vendin tonë janë në gjendje alarmuese, edhe nga kjo bisedë shihet se si “shefat” trajtojnë edhe gjëra private të punëtorëve ku shkojnë deri aty sa që përqeshin edhe çdo ndryshim statusi, duke munduar ta ulin aq shumë pozitën e tyre në gazetën në fjalë.
Pra, përderisa portali i cili thirret në luftimin e padrejtësive, aferave korruptive dhe tendencës për një shtet ligjor dhe të barabartë, po ky portal shikoni se në çfarë forme i trajton punonjëset e tyre./