Shaqiri as në ëndrrën më të keqe nuk do ta paramendonte këtë gjë, ja çfarë i ka ndodhur

Shaqiri as në ëndrrën më të keqe nuk do ta paramendonte këtë gjë, ja çfarë i ka ndodhur

  09 Apr 2019

Xherdan Shaqiri për herë të fundit me fanellën e Liverpoolit është paraqitur kundër Manchester Unitedit[0-0] më 24 shkurt të këtij viti, me yllin shqiptar që në atë takim ishte inkuadruar vetëm në minutën e 83-të.

Xherdan Shaqiri nuk po kalon momente të mira me Liverpoolin, derisa Jurgen Klopp nuk e ka aktivizuar mesfushorin nga Zhegra tash e 630 minuta.

27 vjeçari ka ngrohur stolin për shtatë ndeshje radhazi, kundër Watfordit, Evertonit, Burnleyt, Fulhamit, Tottenhmit dhe Southamptonit në Premier Ligë si dhe ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Në fillim të edicionit Shaqa arriti shumë shpejt që të ambientohej te Liverpooli, madje ai vendosi edhe derbin kundër Manchester Unitedit duke shënuar 2 gola, por tani gjërat kanë ndryshuar për të keq.

Ai nuk po aktivizohet nga Klopp me pretekstin që akoma nuk është 100 për qind i shëndoshë pasi ka pasur probleme në ijë, derisa mediat lokale të Liverpoolit shkruanin se ka prishje të raporteve mes trajnerit gjerman dhe yllit shqiptar.

Liverpooli sonte luan ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve ku do të përballet me Porton dhe me gjasë edhe për këtë takim Shaqiri do ta ngrohë stolin, edhe pse shpresojmë që të ndodhë e kundërta.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.