fbpx

Shaqir Totaj distancohet nga strukturat e PDK-së? Pyetja e Haskukës që e vuri në siklet atë

  16 Nov 2017

Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj nga PDK sonte kanë qenë të ftuar në ‘Magazina Lokale’ ku kanë shpalosur planprogramin e tyre për komunën e Prizrenit, për çka do të garojnë më 19 nëntor.

Në fund fare, që të dy ia bënë njëri-tjetrit edhe nga një pyetje të veçantë, shkruan Periskopi.Haskuka e pyeti Totajn se ‘’Si mund të jetë ndryshimi kur ju jeni me Njazi Kryzizun me Ramë Mujën me Kadri Veselin. Si mund ta bëni ndryshimin me strukturat që janë të kriminalizuara?’

Përgjigja e kandidatit të PDK-së ishte ‘’Unë jam bërë anëtar i PDK-së në ditën kur jam nominuar. Unë jam ndryshimi për Prizrenin prandaj ndryshimi vec ka filluar.

Unë po distancohem nga të gjitha veprimet joligjore që mund të jenë bërë.‘’.Haskukaj ia ktheu se ‘dmth ju po distancoheni nga strukturat e PDK-së.’‘’Kur bëhet fjalë për veprime joligjore të cilat mund ‘t’i ketë bërë kushdo’’, ishte përgjigja e Totajt./Periskopi/