Shantazhi i Milaim Zekës – ose më jep para, ose të kërset koka prej shkrimeve (Foto)
Milaim Zeka, kishte dorëzuar një projekt në PTK. Donte mbi 50 mijë euro donacion në emër të gazetarisë. Por, pas refuzimit të projektit, ai e kishte zhantazhuar drejtorin Agron Mustafa duke i thënë se nëse nuk i jep para, do të shkruante për të. Zeka, i kishte thënë Mustafës së “plotë skandale ia kishte fshehur” hatri i Kadri Veselit. Tash e tutje nuk do ta kursente më. Mustafa, nga ana tjetër i kishte thënë Zekës, se krejt çka ka për të t’i bëjë publike.
Deputeti Milaim Zeka, ka provuar të përfitojë një shumë të konsiderueshme parash me anë të shantazhit dhe frikësimit.
Zeka, që ka pasur në pronësi portalin “Pa rrotlla” dhe ka qenë autor i një emisioni të transmetuar në Radio Televizionin Publik, ka shantazhuar drejtorin e PTK-së, Agron Mustafa se nëse nuk ia jep donacion pesë shifror “do të shkruaj që kapaku i kokës do t’i lëvizte”.
“Dije që kam shumë sene të randa për ty, që bash kapaku i kokës ka të livrit prej vendit. Tash e mas kena me fol përmes medieve, vazhdo ti me keqpërdor paranë publike qysh ty të teket, po nuk ka me të shku larg”, kishte kërcënuar Zeka, Agron Mustafën.
Shantazhin për përfitime financiare Zeka e ka kryer në dhjetor të vitit 2015. Paraprakisht, kishte dorëzuar një projekt në PTK-në të cilin donte ta mbështeste financiarisht kjo ndërmarrje publike.
Insajderi ka siguruar bisedat e Zekës më Mustafën nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Zeka, insiston se PTK-ja duhet t’i japë donacion atij e jo KTV-së e protalit Indeksonline.
Ai i jep vetës merita aq të mëdha për çështjen kombëtare sa që vetë Mustafa do të duhej ta sponsorizonte pa kërkuar fare ai.
Këto biseda dëshmojnë se Zeka pos që është përfshirë në mashtrime të qytetarëve dhe dëmtim të shtetit duke i ikur tatimit, ka shantazhuar zyrtarë e biznese se “kinse ka informata për ta” për të përfituar financiarisht.
Zeka që ka promovuar vetën si gazetar të ndershëm e pohon vetë se ka ndalur lajme kundër Agron Mustafës, hatri i Kadri Veselit. Por, pas refuzimit për t’i dhënë para, i thotë se do të shkruaj për të.
“Besoj që e kam merituar me ma dhanë një përgjigje për projekt që e kam dorëzua, ose po, ose jo. Plotë lajme i kam stopu hatri i tina, po nuk ke me mujt më lujtë me pare të qytetarëve të Kosovës, bash qysh të qohet ty k… Nuk ke lanë hajni pa i dhanë pare. Ti po mundohesh mi ble mediat. Dije që kam shumë sene të randa për ty, qe bash kapaku i kokës ka me të livritë prej vendit”, i kishte shkruar Zeka, Mustafës më më 15 dhjetor 2015 në ora 20 e 7 minuta.