fbpx

Shakatë mes kolegësh, Adriatik Kelmendi ‘spiunon’ Aurora Susurin në prapaskenën e xhirimeve të lajmeve (Foto)

  31 Oct 2017

Prezantuesi i njohur i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, e ka nisur shumë vite më parë karrierën e tij në Kohavision.

Paralelisht me të, në të njëjtin televizion ka filluar punë edhe spikerja e lajmeve, Aurora Susuri-Gunga, dhe prej vitesh dyshja në fjalë janë shndërruar në dy personazhe shumë të dashur për publikun.

Njëherësh, ata ruajnë një miqësi dhe kolegjialitet shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Miqësia shpesh i lejon edhe shakatë, teksa një prej kurdisjeve që të bënë të qeshësh, duket t’ia ketë bërë Adriatiku pikërisht koleges së tij.

Në një video të hedhur në InstaStory, ai e ka incizuar kolegen e tij teksa luan në telefon, gjatë kohës sa shfaqen reklamat përgjatë hapësirës së lajmeve.

Susuri-Gunga vazhdon të mbetet një ndër spikeret më të dashura për publikun, e cila veçohet për stilin e saj të veçantë të dhënies së lajmeve.