“SHAIP HAVOLLI, MJERAN DHE I DELEGUAR I SHIK-UT NË AGJENCINË KUNDËR KORRUPSION”

  01 Dec 2017

“Shaip Havolli, mjeran dhe i deleguar i SHIK-ut në Agjencinë Kundër Korrupsion”

Objektet që i shfrytëzon Ministria e Punës dhe Agjencia Antikorrupsion, qeveria po i trajton si pronë e Kishës Ortodokse. Për to Qeveria sot ka ndarë mbi 280 mijë euro, për t’ia kompensuar Kishës qiranë për 31 muaj e gjysmë.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë.

“Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e qirasë për Kishën Ortodokse Serbe (KOS), për objektin e shfrytëzuar nga institucionet qeveritare në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Objekti është në shfrytëzim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Agjencia Antikorrupsion. Ngecja e pagesës së qirasë është për periudhën 31 muaj e gjysmë në vlerë prej 9063 euro për një muaj”.

Për këtë ka reaguar Hasan Preteni, ish-drejtor i Agjencisë Antikorrupsion. “O mjeranë, o të tërbuar, o ju që bëni gjithçka vetëm për të mbetur në pushtet. Agjencia kundër Korrupsionit është duke shfrytëzuar objektin që është pronë shtetërore, janë dëshmitë, e din Kisha për këtë”, ka shkruar Preteni në llogarinë e tij në Facebook.

Madje, Preteni shprehet se kishte ngritur edhe një kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit hashim Thaçit në kohën sa ai drejtonte Agjencinë.

“Janë provat, une sa isha drejtor i Agjencisë, kam ushtruar kallëzim penal kundër Hashim Thaçit dhe ministrit të Pushtetit Lokal”, ka shkruar pretendi.

Ai madje ka drejtuar akuza edhe ndaj drejtorit të ri të Agjencisë Antikorrupsion.

“O mjeranë, Agjencia është në objekte shtetërore, nuk është e kishës. O Shaip Havolli, i deleguar i ShIK-ut vepro, e di që e ke siguruar vendin në polici, vepro o mjeran, shkile interesin privat e shikoje interesin publik, harroji banesat, harroji shtëpitë, harroji bizneset, harroji kolegët që po pasurohen në emër të Agjencisë, o mjeran kthjellu”, ka shkruar Preteni.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.