Serbia nuk ndalet, kjo është kërkesa e fundit e Beogradit lidhur me Kosovën

  15 Dec 2017

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po mbetet vetëm ‘ëndërr’ e Bashkimit Evropian. Kjo pasi Beogradi zyrtar vazhdimisht është duke bërë përpjekje që Kosova mos të anëtarësohet në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Kërkesa e fundit është nga qeveria serbe, respektivisht ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, i cili kërkesën për anëtarimin e Kosovës në Këshillin e Evropës e quajti të papranueshme.Mediat beogarase raportojnë se kryediplomati serb sugjeroi që një kërkesë e tillë duhet të mirret si e pabazë nga evropianët, pasi, sipas tij, Kosova nuk i plotëson kushtet për anëtarësim.

Ndryshe, zëvendës kryeministrit i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se në janar të vitit të ardhshëm Kosova do të aplikojë për anëtarësim në KE.“Serbia me siguri do të dijë të vlerësojë një marrëdhënie të tillë midis disa vendeve”, tha ai.P

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.