Serbia merr pergjigjen per Kosoven

  05 Oct 2017

Komisioni Evropian thotë se kur do ta pranojë letrën nga autoritetet serbe, do të japë përgjigje të hollësishme për pyetjet lidhur me qëndrimin e saj për rastet e Kosovës dhe Katalonisë.

“Kur ta marrim letrën, do t’i përgjigjemi dhe mund të jeni të sigurt se përgjigjja jonë do të jetë e përgatitur mirë. Kjo ndodh gjithmonë në rastin e përgjigjeve tona dhe nuk e kuptoj pse do të kishte ndonjë gjë ndryshe në këtë rast”, tha zëdhënësi i Komisionit Europian Alexander Ëinterstein, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se do t`i bëj thirrje 22 anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës me arsyetimin se Katalonia është një shembull i qartë i këtij gabimi.

Kjo gjë pritet të bëhet përmes një letre të cilën zyrtarëve të Brukselit do t`ia dorëzojë personalisht kryeministrja serbe, Ana Brrnabiq në selinë e BE-së më 10 dhe 11 tetor.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.