fbpx

Serbia kërcënon Shqipërine

  22 Sep 2017

Ministri serb i Ekonomisë, Zhelko Sertiq, deklaroi se Shqipëria në fillim të shtatorit të sivjetshëm ka miratuar një ligj, me të cilin ka kufizuar importin e ilaçeve dhe të medikamenteve të të gjitha llojeve nga Serbia, në kundërshtim me të gjitha protokollet e nënshkruara midis Serbisë e Shqipërisë.

Sipas ministrit Sertiq kjo do të thotë mbyllje e tregut për 110 preparate të dy kompanive më të mëdha farmaceutike të Serbisë, “Galenika” dhe “Hemofarm”.

Por ministri serb ka kërcënuar se “nuk do të lejojë që Shqipëria të na vendos rregulla që do të shkatërronin pjesën tonë të prodhimit, kurse ajo të kalojë pa implikime nga ana e Serbisë”.