Serbi puth flamurin shqiptar, Petroviç: Shqiptarët janë njerëz të perendisë!

Serbi puth flamurin shqiptar, Petroviç: Shqiptarët janë njerëz të perendisë!

  28 Mar 2019

Serbi Miroljub Petrovic i cili është deklaruar për mediat serbe se është shqiptarë ka lënë pa frymë Serbinë i cili u duk sot në mediat e Beogradit duke puthur flamurin shqiptar.

Pasi u gjet kohët e fundit në qendër të skandalit pas vdekjes së Slavço Petrovicit, i cili vuante nga kanceri dhe “trajtohej” nga Petroviqi, ai tani ka goditur ndjenjat kombëtare të serbëve i cili ka komentuar marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve në mënyrën e vet, shkruajnë mediat serbe.

Duke ju drejtuar Dritan Abazovicit, presidentit të Lëvizjes Qytetare të URA-s në Malin e Zi, i cili Gjergj Kastriot Skënderbeu e quajti “një famullitar në këtë rajon”, Petroviç paraqiti pikëpamjen e tij për marrëdhëniet mes dy popujve te hasmuar.

“Gjergj Kastrioti ishte një njeri i madh dhe ata që e njohin historinë e dinë se ai ishte një shqiptar dhe serb, ashtu si unë dhe shqiptarët dhe serbët. Unë e deklaroj veten publikisht se jam shqiptar dhe jam krenar për këtë, por nuk e mohoj origjinën time serbe..” tha Petroviç në një video të re, në të cilën ai puth flamurin shqiptar.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.