fbpx

Selimi: Këto shtresa meritojnë rritje pagash

  22 Dec 2017

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka marrë vendim që të ketë rritje pagash në 23 nivele të ndryshme zyrtare, duke filluar nga kryeministri e deri tek zyrtarët e komunikimit me publikun në qeveri.

Nga ky vendim, kryeministri Haradinaj përfitoi rritje në 2 mijë e 950 euro, kështu kryeministri Haradinaj ia ka kaluar më pagë edhe presidentit Thaçi dhe krye-parlamentarit Veseli.

Por sipas deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, këto rritje pagash është dashtë të ndodhin për kategori tjera, siç janë pensionistët, mjekët, zjarrfikësit etj.

“Kjo rritje e pagave është indeks i 100 ditëshit të qeverisë, besoj të jetë e përshkruar edhe kjo në raportin që dje kryeministri ua dha Thaçit e Veselit, ndoshta kryeministri ka filluar nga vetja dhe ministrat e tij që ta përmbush premtimin për rritje pagash.

Ndoshta do të duhej të fillonte nga rritja e pensioneve të vazhdonte më mbështetjen e rasteve sociale, paga më të mira, për policet, mjekët, zjarrfikësit”, ka theksuar Selimi.

Megjithatë Selimi shtoi se është mirë që pagat kanë filluar të rritën për dikë.

“Sido që të jetë, së paku paska filluar rritja e pagave, bile për dikë”, përfundoi ai.

Më poshtë mund të gjeni vendimin e plotë të qeverisë të siguruar nga “Gazeta Blic” për rritje të pagave që u miratua në ditën e djeshme, pikërisht në datën e njëjtë kur mbushi 100 ditë qeverisje