Selimi: Ja kur do t’i kenë nënshkrimet e VV-së për zhbërjen e Gjykatës Speciale

  26 Dec 2017

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka theksuar edhe një herë se krijimi i Gjykatës Speciale është një padrejtësi ndaj Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shtuar se VV gjithmonë ka qenë kundër kësaj Gjykate, dhe nuk do të ndryshojnë asnjëherë qëndrimi ndaj kësaj.

“Ne nuk do ta votojmë pro ose kundër, ne do ta votojmë ashtu siç kemi votuar në 2012. VV është kundër Gjykatës Speciale, kjo gjykatë është e padrejtë ndaj UÇK-së, padrejtësi ndaj popullit, dhe kundër Kosovës, ne presim që të gjithë të bashkohen me ne, kundër speciales”, ka pohuar Selimi në Klan Kosova, përcjellë Gazeta Blic.

Selmi më tej ka thënë se VV do të nënshkruaj kundër kësaj Gjykate, atëherë kur të binden që partitë tjera janë kundër Speciales, dhe këto nuk janë lojëra të presidentit Thaçi.

Ndërkohë kujtojmë se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se e kanë detyruar ndërkombëtarët që të themelohet Gjykata Speciale përmes Kuvendit të Kosovës, por thotë se për këtë gjykatë ai mban ende mendimin e njëjtë sikurse në vitin 2015.“Gjykata Speciale është një padrejtësi historike ndaj Kosovës, edhe ndaj UÇK-së. Ndërkombëtarët na kanë detyruar, me kërcënimin se do të marrin masa tjera drastike në raport me vendin. Dua ta potencoj diçka: nuk ka gjykatë që e lëndon luftën time për Kosovën”, ka thënë presidenti i vendit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.