Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur për atë se a janë duke pasur takime me partitë politike për zgjedhjet e balotazhit.
Sejdiu ka thënë se VV ka pasur takime me AAK, AKR dhe LB për krijimin e shumicës në Kuvend.
Sipas tij takime të tilla të rregullta do të vazhdojnë deri në arritjen e një marrëveshje stabile për qeverisjen në Prishtinë.
“Kemi pasur takime me AAK, AKR dhe LB për krijimin e shumicës në Kuvend. Nuk jemi në presion të kohës andaj këto takime do te vazhdojnë me dinamikën e rregullte deri në arritjen e marrëveshjes që do të garantoj qeverisjen stabile në Prishtinë”, ka deklaruar Sejdiu për Gazeta Blic.
Në zgjedhjet e balotazhit në Prishtinë ballafaqim do të ketë mes Shpend Ahmetit të VV dhe Arban Abrashit të LDK.
Qytetarët e 19 komunave do të kenë mundësinë që të votojnë për të preferuarit e tyre më datën 19 nëntor të këtij viti./