Kandidati i PDK-së për kryetar komune të Gjilanit, Zenun Pajaziti ka folur për rezultatet e zgjedhjet lokale, si dhe shkuarjen e LDK me VV në balotazh.
Pajaziti në një prononcim për “Gazeta Blic” ka thënë se PDK nuk do ta përkrahë as VV e LDK për balotazh.
Ai më tej ka thënë se po presin certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe pastaj do të vendosin për hapa e më mëtutjeshëm.
“Askënd nuk kemi me përkrahë po e presim certifikimin e rezultateve, pastaj vendosim çfarë të bëjmë”, ka deklaruar Pajaziti.
Ndryshe, tashmë kur janë numëruar 80,62%, del se Lutfi Haziri ka 43,30%, pasuar nga i dyti, Sami Kurteshi nga Vetëvendosja me diferencë të madhe, 26,97%.
Zenun Pajaziti i PDK-së është i treti në radhitje me 18,69 %.
Në anën tjetër, nga 38 komuna sa ka gjithsej Kosova, 19 prej tyre kanë shkuar në balotazh në zgjedhjet e së dielës.
Komunat që janë në balotazh do të shkojnë sërish në zgjedhje në fillim të muajit të ardhshëm.
Rezultatet Preliminare të KQZ-së nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta.