fbpx
Sasa u diagnostifikua me tumor në tru

Sasa u diagnostifikua me tumor në tru

  14 May 2019

Në “Rubrika 3ND” të “1 kafe me Labin”, së fundmi ka qenë e ftuar aktorja shumë e njohur për publiku nga seriali “O sa mirë”, Adriana Matoshi e cila për herë të parë ka treguar se ka bërë operacion në tru.

E pyetur cilat janë 3 sfidat më të vështira që ka kaluar në jetë, Adriana tregoi se 1 prej tyre ishte operimi kur u diagnostikua me tumor në tru.

“1. Lindjet.

2.Kur jam rrëzuar prej kalit që kam ndjenjur 4 muaj në spital.

3.Dhe kur kam pasur tumor në tru dhe jam bërë operacion”, u shpreh Adriana

Megjithatë kjo periudhë e vështirë ka kaluar dhe tani aktorja gëzon shëndet.

Kujtojmë se ajo vazhdon të jetë pjesë e serialit vendor “O sa mirë” duke qenë kështu një ndër aktoret më të pëlqyera të serialit.

Ndryshe, Adriana Matoshi ka kohë që është ndarë nga bashkëshorti, me të cilin ka dhe katër fëmijët.