fbpx

Sami Lushtaku sot humbi edhe betejën e fundit në Kuvendin e komunës së Skenderajt

  11 Dec 2017

Kuvendi i komunës së Skenderajt sot mbajti mbledhjen inauguruese, ku është betuar kryetari i komunës dhe asambleistët, si dhe është zgjedhur Kryesuesi i Kuvendit Komunal.

Mirëpo, për dallim nga komunat e tjera ku femrave nuk po ju jepet hapësirë, Kuvendi i Komunës së Skenderajt ka zgjedhur për Kryesuese një Fabardha Halitin, e cila është propozuar nga grupi parlamentar i PDK-së. Po ashtu në garë për Kryesues nga PDK-ja ishe edhe Ismet Salihu, i cili e kishte mbështetjen e Sami Lushtaku.

“Samiu gjatë tërë kohës sa është mbajt procesi i votimit na ka bërë presion ne asambleistëve të PDK-së për t’ia votuar Ismet Salihun, të cilin me pushtetin e tij e kishte bërë kryesues në mandatin e kaluar. Në pauzën që u dha deri e ora 12:30, Sami Lushtaku i ka ftuar në zyre të partisë asambleistët që të deklarohen për votën e tyre dhe iu ka bërë presion atyre për t’ia siguruar votat Ismet Salihut. Mirëpo, shumica e asambleistëve i deklaruan haptazi Sami Lushtakut se do ta votojnë Fatbardha Halitin, sepse janë të interesuar që PDK të hapet për kuadro të reja dhe se nuk do votojnë Ismet Salihun, sepse ai ka qenë pjesë e klanit të Fadil Nurës e të vet Samiu Lushtakut”, ka thënë një asambleist i PDK-së për Veriu.info në kushte anonimiteti.

Në raundin e parë kanë qenë 4 kandidat, Fatbardha Haliti e Ismet Salihu nga PDK, Agron Kajtazi nga AKR dhe Malsor Bejta nga Iniciativa Dyzetenjëmijë, ku pas votimit Ismet Salihu mori 13 vota, Fatbardha Haliti 12, Malsor Beja 4 dhe Agroni Kajtazi 2 vota.

Ndërsa, në raundin e dytë ishin vetëm dy kandidat, ku Fatbardha Haliti u zgjedh kryesuese me 16 vota, përderisa Ismet Salihu mori vetëm 13 vota, ndërkaq dy vota ishin të pavlefshme.

Me këtë Fatbardha Haliti është bërë femra e parë Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Skenderajt.

Dështimi i zgjedhjes së Ismet Salihut në pozitën e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, ia shkakton edhe humbjen e betejës së fundit për këto zgjedhje lokale në Skenderaj, pasi që ai ishte detyruar të hiqte dotë nga kandidimi për kryetar të Skenderajt për shkak të kandidimit të Bekim Jasharit, i cili arriti të shënonte fitore bindëse që në raundin e parë dhe ta fiton mandatin për qeverisjen e qytetit në katër vitet e ardhshme.