Sabri Hamiti lëshoi i revoltuar tubimin përmbyllës të LDK’së në Prishtinë, mësojeni pse

  17 Nov 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot në Prishtinë tubimin përmbyllës të fushatës për garën e balotazhit që do të mbahet të dielën, më 19 nëntor. Tubimi i LDK’së nisi me performancën e reperit të njohur kosovar, Ledri Vula. Kjo shtyri një nga figurat kryesore të kësaj partie, Akademik Sabri Hamiti në shenjë revolte, ta lëshoi tubimin – transmeton Periskopi.

Në orën 17, LDK mbajti sot tubimin përmbyllës në Prishtinë. Në këtë tubim morën pjesë figurat kryesore të partisë e simpatizantë, shkruan Periskopi.

Për dallim prej herëve të tjera, tubimi i sotëm nisi me performancën e rep-artistit, Ledri Vula. Ai, i rrethuar nga figurat kyçe të kësaj partie, po performonte disa nga këngët e tij.

E kjo nxiti reagimin e nënkryetarit të partisë, akademik Sabri Hamiti.

Ai i revoltuar me hapësirën që i është dhënë reperit, lëshoi tubimin.

Edhe para se ta lëshonte tubimin, në video shihet frustrimi i Hamitit me performancën e këngëtarit.

Gjatë tërë kohës pothuajse, ai qëndron në telefon dhe nuk i kushton vëmendje këngëve të reperit.

‘krejt shokt e mi’ ishte kënga që po e këndonte Ledri, ndërsa mori duartrokitje nga të gjithë, me të përfunduar. Në vend të duartrokitjeve, nga akademiku Hamiti ai pranoi bojkot total.

Teksti i kësaj kënge, që Ledri Vula e këndoi në tubimin e LDK’së është mjaft skandaloz.

“Krejt shokt e mi, doken si pimpa, Krejt shokt e mi, kerret e mira, Krejt shokt e mi, Krejt shokt e mi, Krejt shokt e mi, Krejt le ta din”, thuhet në refrenin e kësaj këngë.

Është e çuditshme se nga kush është përzgjedhur që një këngë me një tekst të tillë, që glorifikon jetën e gangsterëve, të transmetohet në një tubim të LDK’së, që njihet si parti paqësore.

Derisa, ‘pimp’ nënkupton njeriu bandit që i kontrollon ‘prostitutat’ dhe u siguron klientë atyre, për Akademiku Sabri Hamiti mund të jetë tejet poshtëruese që t’i duartrokas një teksti të tillë skandaloz, në tubimin përmbyllës të partisë, dikur më të madhe në vend, e cila përherë është dalluar për numrin më të madh të akademikëve.

Këngët e Ledri Vulës që e bën Sabri Hamitin ta lëshoi tubimin, i pëlqyen kandidatit të LDK’së për kryetar Prishtine, Arban Abrashi, i cili po shijonte performancën e tij.

Madje, në rrjetet sociale të tij, Abrashi ka shpërndarë vetëm pjesën e tubimit kur performoi këngëtari, duke përjashtuar fjalimin që e mbajti kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Në tubimin e sotëm ishte e çuditshme se si fjalimet mbajtën vetëm Mustafa, Abrashi e Gent Begolli i AAK’së, duke u lënë anash deputetët si Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku.

Nga minuta gjashtë e kësaj videoje, mund ta shihni Sabri Hamiti teksa largohet nga tubimi:

https://www.facebook.com/LidhjaDemokratikeeKosovesOFFICIAL/videos/1848140932163841/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.