Sa shumë është dobësuar Atifete Jahjaga, duket më elegante se kurrë

Sa shumë është dobësuar Atifete Jahjaga, duket më elegante se kurrë

  08 May 2019

Këto fotografi tregojnë se Atifete Jahjaga nuk po lëshon pe sa i përket elegancës.

Atifete Jahjaga edhe këtë herë shfaqet elegante teksa po vazhdon misionin e saj për fuqizimin e gruas.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pasi është kthyer nga Amerika, ku ka mbajtur një fjalim në Kongresin Amerikan për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, tashmë po vazhdon me aktivitetet e saj në vend.

Këtë herë ajo ka vizituar një universitet në Kosovë, me stafin ndërkombëtar të të cilit ka biseduar për edukimin si mjet për fuqizimin e grave dhe rëndësinë e ndërkombëtarizimit të edukimit.

Ndërsa ajo që vërehet është se Jahjaga ka shkuar në këtë takim me një dukje fantastike, veshja e të cilës gjithmonë bie në sy për të mirë, shkruan Gazeta Express.

Veshjet e Atifetes vazhdimisht po e shfaqin atë si një grua elegante, kurse as këtë herë ajo nuk ka harruar të vendosë detajin për të cilin tashmë njihet, një karficë në veshjen e saj.

Këtë herë veshjes me ngjyrë vjollcë i ka shtuar një karficë ari në formë gjethi.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.