Sa pasuri ka Xhavit Haliti

Zyrtari i lartë i PDK-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës në disa mandate e deputet i vendit që nga pas lufta, e ka bërë publike pasurinë e vet përmes Agjencisë Kundër Korrupsion.

Sipas deklarimit në AKK, Xhavit Haliti ka pasuri të veten e të trashëguar si dhe në bashkëpronësi me vlerë mbi 1 milion euro.

Pos pasurive të paluajtshme që arrijnë vlerën mbi 1 milion euro, Xhavit Halit ka deklaruar se ka të kursyera në bankë 128 mijë euro.

Haliti, në formularin për deklarimin e pasurisë ka thënë se ka dy shtëpi familjare me vlerë 500 euro, banesë 200 mijë euro, pastaj stoli ari 15 mijë euro etj.

Haliti një kohë të gjatë ka jetuar edhe në Zvicër.