fbpx
Sa më shpejt konsumojeni këtë ushqim, parandalon çrregullimin e kujtesës

Sa më shpejt konsumojeni këtë ushqim, parandalon çrregullimin e kujtesës

  13 May 2019

Konsumimi i kërpudhave të ‘zakonshme’ dy herë në javë parandalon problemet me kujtesën dhe të folurin, që zakonisht fillojnë në moshën gjashtëdhjetë vjeçe, janë rezultatet e fundit të studimit të bërë në Singapor.

Kërpudhat dy herë në javë në menynë e secilit mund të përgjysmojnë rrezikun nga rënia e aftësive kognitive dhe të parandalojnë shfaqjen e zhvillimit të çrregullimit të butë kognitiv (MCI), thonë ekspertët nga universitet shtetëror në Singapor.

Rezultatet kanë dëshmuar se te personat që çdo javë mesatarisht kanë konsumuar 300 gramë apo më shumë kërpudha ishte përgjysmuar rreziku nga “MCI”.