Sa është pasuria e Dardan Molloqajt

  30 Nov 2017

Sa është pasuria e Dardan Molliqajt?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në fillim të muajit shtator, shkruan Insajderi.

Molliqaj si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi në pronësi të prindit, dhe një truall, po ashtu në pronësi të prindit.

Shtëpia e Molliqajt e cila ka një sipërfaqe prej 250 metra katrorë, është vlerësuar me shumën prej 60 mijë eurove, ndërsa trualli 45 ari është vlerësuar me shumën prej 45 mijë eurove.

Molliqaj po ashtu ka deklaruar se në xhirollogarinë e ka 3 mijë e 606 euro. Ish-sekretari i VV-së ka deklaruar se që nga muaji gusht do ta marrë pagën 1 mijë e 275 euro./Insajderi.com

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.