Rusët tregojnë se a kanë gisht në një “marrëveshje të fshehtë” me Amerikën për Kosovën

Rusët tregojnë se a kanë gisht në një “marrëveshje të fshehtë” me Amerikën për Kosovën

  08 May 2019

Qëndrimi i prerë i kancelares gjermane, Angela Merkel, kundër idesë për korrigjim të kufijve, ide për të cilën shumëkush thotë se do të dërgojë ujë në mullinjtë e Rusisë, vazhdon ta mbajë të acaruar Moskën.
Një gjë e tillë është vërejtur edhe në konferencën e sotme të zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, e cila ka thënë se diçka që vjen nga mediat e Kosovës dhe nga Gjermania- nuk mund të merret si diçka serioze.

Këto fjalë ajo i ka thënë kur është pyetur nga gazetarët nëse SHBA-ja, Rusia dhe Franca kanë arritur një marrëveshje sekrete sa i përket çështjes së zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“ Ne vërtetë nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë. Në pyetjen tuaj ju e gjeni përgjigjen: Mediat kosovare në gjuhën shqipe të cilat i janë referuar burimeve gjermane. Nuk besoj se mund të flasim seriozisht rreth kësaj”, ka thënë Zaharova, transmeton Gazeta Express.

Sipas saj për një çështje të tillë flet çdo ditë presidenti i Serbisë, Aleksander Vu֛çiq.

“Gjithçka që ka të bëjë lidhur me qëndrimin e Serbisë për zgjidhjen e problemit me Kosovën e ka thënë dhe thotë çdo ditë presidenti i Serbisë”, ka shtuar ajo, duke vlerësuar se procesi i negociatave Kosovë-Serbi është jashtëzakonisht i vështirë.

Më herët ishte raportuar se ndërmjet SHBA-së, Rusisë dhe Francës ishte arritur një marrëveshje e fshehtë për fqinjësi të mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të nënshkruhej në mes të datave 28 qershor dhe 13 korrik. /GazetaExpress/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.