Rryma mbyt hoxhën në xhamin e Pejës
Imami i xhamisë në Novosellë të Pejës, Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë pasditen e së enjtes.
Telegrafi mëson se shkak i vdekjes së tij ishte një incident me rrymë në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar këtë për Telegrafin.
Ai ka thënë se rreth orës 21:15 është njoftuar policia për këtë rast.
“Dje me datë 11.04 rreth orës 21:15 minuta, policia është njoftuar për një rast në fshatin Novosellë të Pejës. Patrulla policore ka arritur në vend të ngjarjes, e ka vërejtur viktimën e shtrirë në dysheme”, ka thënë Rugova.
Sipas tij ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Në vend të ngjarjes ka arritur edhe ekipi i emergjencave dhe ekipi mjekësor, të cilët e kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Gjithashtu në vend të ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit me të gjitha njësitë relevante të policisë rajonale në Pejë. Me urdhër të prokurorit, viktima dërgohet në obduksion të mjekësisë ligjore. Rasti cilësohet si hetim vdekje. Është ende herët për arsyet e vdekjes”, ka thënë ai./Telegrafi/