Rrustemi zbulon një detaj skandaloz nga vendimi i PZAP’it për rinumërimin e votave

  23 Nov 2017

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Komisioni Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemi e ka quajtur skandaloz dhe politik vendimin e PZAP’it për rinumërimin e votave në disa komuna, përfshirë Prishtinën e Prizrenin – shkruan Periskopi.

Sipas tij, ekziston një synim që të suspendohet vullneti i qytetarëve.

Thotë se ky vendim i PZAP’it është absurd nga përmbajtja. Rrustemi tutje ka treguar se në vendim të PZAP’it thuhet se duhet të numërohen edhe votat me kusht e me postë, të cilat ende as nuk janë numëruar nga KQZ.

 “Vendimi është skandaloz edhe politik. Nuk ka bazë juridike. KA synim suspendimin e vullnetit të qytetarëve. Është absurd nga përmbajtja. Nuk ka pasur asnjë kuti në karantin. Nuk ka pasur vërejtje e as shqetësim nga komisionerët, as nga ata të partive politike. Është absurd vendimi kur thuhet rinumërimi i votave me kusht e me postë, kur ato ende nuk janë numëruar. Ne nuk mund ta fusim në rendin e ditës. Nuk mund të marrim vendim. Kërkoj nga QNR’ja ta vazhdoj numërimin e votave me kusht, edhe për ta përmbush këtë vendim që e ka marrë PZAP’i. Qysh e din PZAP kur ne s’i kemi numëruar. Kërkoj të mos përfshihet në rend të ditës dhe QNR të vazhdoj numërimin e votave me kusht ashtu siç ka qenë e planifikuar”, tha Rrustemi.