Është rrahur brutalisht në Maqedoni këngëtari i njohur Shkodran Tolaj. Bashkëshorti i këngëtares Besiana Mehmedi, është rrahur sot rreth orës 16:00 nga disa persona të paidentifikuar ende.
Tolaj ka lajmëruar për rrahjen në Facebook, duke bërë edhe një video të gjendjes së tij. Me këtë rast, Tolaj ka bërë edhe një deklaratë në facebook…
“Të nderuar bashkëkombas!
Të nderuar mërgimtarë!
Dihet që njeriu ka pesë litra gjak në trup, por unë do e jap dhe pikën e fundit për Kërçovë dhe çdo cep të shqiptarisë.
Pavarësisht sulmit brutal dhe lëndimeve të marra, u informoj se jam më mirë. U falemnderoj nga zemra për përkrahjen morale dhe dua tu informoj se puna dhe misioni ynë do realizohet deri në fund.
Lus të gjithë mërgimtarët kërçovarë që të na bashkohen në Uskanë me 15 tetor për të festuar fitoren e madhe se vetëm atëherë do i harroj plagët që i mora sot.”