Rrëfimi për nënën 20 vjeçare që tentoi ta braktisë fëmijën e porsalindur

Një nënë e re, identiteti i së cilës nuk është bërë publik nga policia, dyshohet se ka braktisur foshnjen e saj, të cilën e solli në jetë të hënën. Ky rast falë informatave që kishin punëtorët social u parandalua shpejt nga policia.
“Pas daljes nga spitali është gjendur në duar të dikujt tjetër dhe jo të nënës. E kemi vërejtur se fëmija është duke shkuar të një person tjetër dhe jo të nënë bialogjike. Ne kemi intervenuar dhe e kemi marrë fëmijën, tash ai është në duar të sigurta këtu në QKUK”, rrëfen njeri nga punëtorët e Klinikës së Gjinekologjisë.

Ai ka treguar se krejt ngjarja dhe prapaskena se çka ka ndodhur me këtë rast, do të mësohet dhe zbulohet në ditët ne vijim.

“Më këtë rast tashmë është duke u marrë edhe policia e Kosovës”, thotë ai.

Klan Kosova mëson se nëna e foshnjës mashkull, është një 20 vjeçare banore e një zone jashtë Prishtinës, por që po i kryente studimet në kryeqytet.

Ajo, sipas hetimeve të deritanishme, kishte pasur marrëdhënie me shume meshkuj. Njëri nga ta është ndaluar, por ende nuk dihet lidhja mes tyre.