Rrëfimi i babait të 30 vjeçarit që u vra sot në Gjakovë

  01 Nov 2017

Nazmi Hanës mëngjesin e së mërkurës ia vranë djalin në vendin e punës në qebaptoren “Toni” në Gjakovë. Për të atin, vrasja e Arlindit është e pakuptimtë. Ky madje nuk e beson motivin e vrasjes për të cilin iu vra djali.

I ati i 30 vjeçarit që nuk i beson fort drejtësisë kosovare dhe thotë se këtë punë nuk do ta lë më kaq nëse autoritetet nuk do ta kryejnë punën.

“Krejt ka mi shkri, me shpi e me pasuni për me gjet për çka u vra djali jem. Nuk do ta lë me kaq këtë punë”, thotë ai për Klan Kosova.

Nazmi Hana thotë se është shumë e rëndë një vrasje e këtillë.

“.. nuk vriten njerëzit në këtë mënyrë, sikur gjaja”, thotë ai.

Të shokuar më këtë ngjarje janë edhe qytetarë të tjerë që rastësisht qëlluan në vend ngjarje.

Ndërkohë, Gazeta Express ka raportuar për këtë rast, ku ka sjell edhe detaje mbi krejt ngjarjen.

Express ka mësuar nga hetuesia se i dyshuari në Polici, kur pranoi vrasjen, ka rrëfyer se krimin e kreu pasi viktima i kishte ngacmuar motrën e moshës së mitur, derisa ajo kishte shkuar në lokalin ku punonte A. Hana për t’u ushqyer. Kjo ngjarje, sipas tij, kishte ndodhur pak kohë më parë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Prokurori gjakovar, i cili po e heton vrasjen, Ali Uka. Ai tregon edhe për dyshime rreth gjendjes mendore të të dyshuarit, ndaj edhe tregon se kjo ka qenë arsyeja se pse rasti i mëhershëm është mbyllur nga hetimet.