Rrëfehet gruaja nga Laçi: Ajo që më bërë burri, më la pa ndjenja për 4 minuta

  24 Nov 2017

Mendonte se kishte familjen ideale, derisa zbuloi tradhtinë e bashkëshortit dhe tani ndjehet e shkatërruar. Historia e trishtë e një të reje është rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Burrat janë tradhëtarë! Nuk ka pikë dyshimi për këtë. Dikush më shumë e një tjetër më pak, por në një fazë të jetës ata ta dredhin.

Jam një 32-vjeçare nga Laçi. Por burrin e kam marrë me dashuri, jemi njohur bashkë që në kohën e gjimnazit. Fejuar e më pas martuar.

Kam mësuar që burri im më ka tradhëtuar.

Bëhet fjalë për një histori që ka zgjatur disa muaj, por që burri e quan ‘lajthitje si gjithë meshkujt’.

Kur e zbulova ju betohem që për 4 minuta unë kam qenë e shtrirë në gjendje të fikëti, nuk merrja dot as frymë, gati ika nga kjo jetë dhe mjekët më thanë që e kisha nga tronditja që kisha pësuar.

Pas lutjeve të burrit, kam vendosur të mos lë, por nuk mund t’i besoj më ato çfarë më thotë.

Kam humbur tërësisht edhe besimin në vetvete.

Kam frikë se mos kam bërë zgjedhjen e gabuar duke e falur.

Por unë e dua dhe e respektoj familjen.

Ama nëse më tradhton tani që jam ende e ri dhe e lumtur, po më vonë? Ndihem e shkatërruar…”, shkruan ajo.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.