fbpx

Rrahje para udhëtarëve në mes të pronarëve të autobusëve

  11 Dec 2017

Në stacionin e autobusëve në Malishevë, ka ndodhur një rrahje në mes të pronarëve të dy kompanive të autobusëve.

Pronarët e kompanive Diti dhe Lumi, janë rrahur në hapësirat e stacionit të autobusëve ku ishin prezentë shumë udhëtarë, raporton Klan Kosova.

Në kompaninë Lumi thonë se rrahja ka ndodhur, pasi Didi ka provuar të ua marrë udhëtarët.

Megjithatë, në stacion thonë se problemet mes këtyre dy kompanive kanë qenë edhe të mëhershme