Rrahje masive mes deputetëve

  05 Oct 2017


Përleshje masive kanë shpërthyer për dy ditë radhazi në parlamentin e Ugandës mes ligjvënësve që ishin në favor të ndryshimit të ligjit për heqjen e kufizimit të moshës për kandidatët për president dhe atyre që e kundërshtonin atë, raporton Reuters.

Gazetari i Reuters, i cili ishte prezent në parlament, ka thënë të ketë parë mbajtëset e mikrofonave duke u përdorur si armë në përleshje, dhe se dy ligjvënëse kanë humbur ndjenjat dhe janë larguar nga parlamenti. Ligjvënësit kanë shkëmbyer shqelma dhe grushte pasi personeli i sigurisë ishte thirrur për t’i larguar ligjvënësit të cilët ishin urdhëruar të largoheshin nga salla e parlamentit.

Të paktën 25 ligjvënës, kundërshtar të propozimit, ishin urdhëruar nga kryetari i parlamentit të largoheshin nga salla, pasi që ishin suspenduar për shkak të përfshirjes në përleshje një ditë më parë.

Sipas kushtetutës ekzistuese, kandidatët mbi moshën 75-vjeçare nuk kanë të drejtë të konkurrojë për president. Kjo e bën presidentin Yoweri Museveni, 73-vjeçar, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se tri dekada, të pakualifikuar për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e vitit 2021. Heqja e kufizimit të moshës do ta largonte këtë pengesë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.