Rrahja mes deputetëve Krasniqi dhe Zeka, shndërrohet në lojë për telefonat e mençur (Foto)

Rrahja mes deputetit të Nisma për Kosovën, Milaim Zeka dhe atij të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, këto ditë ka qenë njëra nga temat më të përfolura në Kosovë, dhe pikërisht ky fakt ka shtyrë një grup programerëve të njohur si “Përrq games” të krijojnë një lojë.

Ajo mund të instalohet në telefonat e mençur që funksionojnë me sistemin operativ Andorid, ndërsa kanë premtuar se së shpejti do të jetë e disponueshme edhe në iOS, transmeton Telegrafi.

Në këtë lojë shfaqet fytyra e Zekës, ku përdoruesit e kësaj loje mund ta godasin pa ndërprerë duke i shkaktuar “plagë” në fytyrë, ndërsa pikët nga goditjet e marra mund t’i shohin në pjesën e poshtme të ekranit telefonit. /Telegrafi/

Më poshtë mund ta gjeni linkun për ta shkarkuar lojën: http://bit.ly/2fOlJNm