fbpx

Rrahja e bashkëshortes: S’është sulmi i parë fizik i Tomë Gashit, që përfundon në polici

  01 Oct 2017

Avokati Tomë Gashi, është raportuar në polici nga bashkëshortja e tij, se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht në kokë dhe poshtë barkut, te pjesa e brinjëve. Avokati Gashi i thirrur në polici për këtë denoncim, e ka mohuar ta ketë sulmuar bashkëshorten e tij.

Megjithatë, ky nuk është rasti i parë, që avokati i famshëm kosovar përfundon në polici. Për më tepër, për këtë vepër, që ishte sulm ndaj pjesëtarëve të policisë, avokati Gashi, ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, me kusht, që nëse do ta përsëriste veprën brenda një viti, do ta vuante dënimin, shkruan gazetametro.net.

Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2006, në ‘Route 66’ në lagjen Dardania në Prishtinë, ku avokati Gashi, në shoqëri me Avni Zogianin, atëherë gazetar dhe tani kandidat i VV’së për kryetar të Fushë Kosovës dhe Lorik Pustinën gjithashtu gazetar, nën ndikimin e alkoolit, kishin sulmuar fizikisht disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Dënimi prej gjashtë muaj burgim me kusht, shkaku i incidentit me disa policë të cilët po e kryenin punën e tyre, gjykata ja kishte shqiptar avokatit Gashi, katër vite më vonë.