Rrahen aktivistet e partise!

  17 Oct 2017

Anëtarë të Partisë të serbëve kosovarë, e cila udhëhiqet nga Aleksandar Jabllanoviq, akuzohen të kenë hyrë në shtabin zgjedhor të Listës Srpska në Leposaviq dhe aty të kenë sulmuar fizikisht pesë aktivistë të kësaj partie të cilët edhe kanë marrë plagë të lehta fizike.

Lidhur me këtë incident, siç përcjell portali “alo” i Beogradit, Lista Srpska ka lëshuar një kumtesë të cilën ka thënë:

“Sot aktivistë proshqiptarë të Partisë së serbëve kosovarë, të cilën e udhëheq klani familjar Jablanoviq, kanë hyrë në shtabin e Lista Srpskas në Leposaviq, ku verbalisht dhe fizikisht janë sulur ndaj pesë aktivistëve të Listës Srpska, të cilët me këtë rast kanë marrë plagë të lehta fizike. Pak pas orës 15 në këtë zyrë kanë hyrë me dhunë i biri i kandidatit për prefekt Dragan Jablanoviq, Marko Jablanoviq, i akuzuar për kontrabandë e shitblerje të drogës dhe aktivisti i Partisë së serbëve kosovarë Marko Vukashinoviq. Në atë moment në shtabin zgjedhor gjendeshin pesë aktivistë të Listës Srpska që kryenin aktivitetet e veta të përditshme. Gjatë sulmit, Jablanoviq dhe Vukashinoviq kanë ngufatur aktivistët të Listës Srpska, i kanë sharë dhe kërcënuar me vrasje të gjithë të pranishmit. Të gjitha këto i kanë shënuar kamerat e sigurisë para lokaleve të partisë Lista Srpska.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.