fbpx

Rrah nënën e tij, arrestohet nga policia

  23 Sep 2017

Nje rast i dhunës familjare është raportuar në rajonin e Gjilanit, meqë rast një person ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48-orë,” thuhet në raportin e policisë.