fbpx

Ronela ndryshon stil, bëhet bionde

  16 Dec 2017

Këngëtarja Ronela Hajati është një ndër artistet më të dashura për publikun.

Ajo është shumë aktive me projekte të reja dhe mbrëmje muzikore, gjithmonë me shumë energji në skenë, shkruan lajmi.net.

Njihet si njëra prej femrave të estradës që nuk e ka problem të bëjë shumë shpesh ndryshime në pamje, sidomos tek flokët.

Së fundi, në llogarinë e saj në Instagram ajo ka postuar një video në të cilën shihet në një sallon bukurie.

Këngëtarja shfaqet me një stil krejt ndryshe, kësaj radhe me flokë më të shkurtër dhe bionde, e që padyshim i shkonin shumë.