Rita Ora shkëlqen në shoqëri të Conor McGregor(FOTO)

  04 Dec 2017


Superylli shqiptar, Rita Ora, po merr pjesë në ceremoninë e përvjetshme të ndarjes së çmimeve të modës, British Fashion Awards, ku ajo është parë në shoqëri të pazakontë.

Bukuroshja nga Prishtina po merr pjesë në gala mbrëmjen e cila po mbahet sonte (e hënë) në Londër.

 

Jordan Dunn, Rita Ora, Conor McGregor, Irina Shayk dhe Lewis Hamilton
Rita në këtë mbrëmje shfaqet me një fustan shkëlqyes ngjyrë ari, i hapur në gjoks që vë në pah linjat e saj.

Floku i saj i kuruar dhe makijazhi i thjeshtë e bëjnë Ritën të shkëlqejë, teksa nuk mungojnë imazhet e publikuara nga The Sun që e shohin këngëtaren në krah të kampionit të arteve të përziera marciale (UFC), Conor McGregor.

 

Irina ka shkëlqyer në krah të Hamiltonit. Dhe të mendosh se ajo ka bërë fëmijë… Foto: Getty Images
Rita dhe McGregor duken mjaft bukur në shoqëri të njëri-tjetrit, teksa McGregor duket mjaft “afër” bukuroshes shqiptare.

Në imazhe tjera shihen edhe McGregor me Hamilton afër Ritës, e cila shoqërohet edhe nga Jordan Dunn dhe supermodelja, Irina Shayk.

Rita dhe McGregor… hmm, do dukeshin perfekt si çift? Foto: Getty Images
Në këtë mbrëmje do të shpërblehen më të mirët që kanë ndikuar me imagjinatën dhe kreativitetin e tyre në modën botërore në 12 muajt e fundit.

Andaj, në një shfaqje të tillë mode nuk ka si të mungojë as Donatella Versace, disenjatorja e njohur e brendit Versace, që po ashtu ka pozuar me Rita Orën dhe Hamiltonin.

 

Për Ritën ky nuk është takimi i parë me yje të sportit si Hamilton dhe McGregor, pasi më parë ajo ka frekuentur klubet e natës në Londër me yllin e futbollit Neymar, dhe mikun e saj të vjetër të Formula 1, Hamilton.

Rita Ora po shijon suksesin e fundit të saj me këngën “Anywhere” që është shndërruar në një hit botëror.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.