‘Rinumërimi shpall Arban Abrashin fitues në Prishtinë dhe Shaqir Totajn në Prizren’

  25 Nov 2017

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), ditë më parë ka marr vendim që dy qytetet me të mëdha në vend Prishtina dhe Prizreni të shkojnë në rinumërim të tërsishëm të votave, raporton Gazeta NewBorn.

Përveç Prishtinës dhe Prizrenit, në rinumërim të pjesshëm do të shkojnë edhe Rahoveci dhe Dragashi.
E pas këtij vendimi kanë filluar të shpërthejnë edhe kënaqësi e pakënqësi.

Një pjesë e shoqërisë civile po e sheh si zgjidhje të mirë, ndërsa një tjetër pjesë po e sheh si mundësi manipulimi dhe ndërrim rezultati.

Në anën tjetër, shumë qytetarë (simpatizantë) të PDK-së dhe LDK-së, kanë filluar të shkruajnë se shkuarja në rinumërim do të sjellë fitore për Arban Abrashin e LDK-së në Prishtinë dhe Shaqir Totajn e PDK-së në Prizren, shkruan Gazeta NewBorn.

Por deri me tani ende nuk dihet se kush do ti udhëheq këto dy qendra të mëdha, pasi rinumërimi i votave, e pastaj edhe numërimi i votave me kusht dhe postë do të merr kohë.

Rezultati për Prishtinën e Prizrenin, pritet të dihet tek kah fundi i javës që vjen.

Kujtojmë se gara për Prishtinën dhe Prizrenin është tejet e ngushtë/Gazeta NewBorn/