Rinumërimi do ta rritë diferencën ndërmjet Ahmetit dhe Abrashit për 320 vota!

  23 Nov 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Dardan Molliqaj është shprehur i bindur se rinumërimi i votave në Prishtinë do të rrisin numrin e votave për kandidatin e kësaj partie Shpend Ahmeti, i cili ka qeverisur me kryeqytetin në katër vitet e fundit.

Sipas tij, rinumërimi vetëm sa do ta rrit diferencën me vota ndërmjet Ahmetit dhe kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

“Rezultati në Prishtinë do të zgjedhohet, nuk do të ngushtohet. Dallimi minimal në mes Shpendit dhe Abrashit do të jetë diku mbi 320 vota”, ka thënë Molliqaj.

 

Ai veçoi se si Vetëvendosje nuk po i frikësohen aspak rinumërimit të votave, por konsideron se është i pa precedent vendimi i PZAP-së për rinumërimin e tyre.

“Vetëvendosja nuk i frikësohet aspak as rinumërimit. Le t’i hapin të gjitha votat por ku është precedent në këtë çështje”, tha ai.

Më tej, ai ka përsëritur me bindje se nuk pret ndryshim të rezultatit zgjedhor në disfavor të kandidatit të VV-së, Ahmeti.

“Nuk ka asnjë gjasë teorike që të ndryshojë rezultati. Mos të harrojmë në i kemi 90% të votave nga mërgata”, deklaroi Molliqaj në “Debat D” të RTV Dukagjinit. /Gazeta Blic/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.