Rikthehet Frasher Krasniqi,e quan hipokrite kete parti politike!

  01 Nov 2017

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj LDK e cila ka biseduar me PDK për të hyrë në koalicion në Kamenicë.

“Koalicioni me PDK-në në Kamenicë po tregon për të pestën herë se LDK-ja është futur aq keq në ciklin e dëshirës për pushtet sa që asnjëherë nuk do të arrijë të shkëputet nga PDK-ja”, ka shkruar ai.

Ai madje ka thënë se tani po e kupton përse LDK nuk po i japin nënshkrimet për hetim ndaj SHIK-ut, sipas tij për shkak se LDK është futur aq keq në ciklin e dëshirës për pushtet sa që asnjëherë nuk do të arrijë të shkëputet nga PDK-ja.

Postimi i plotë i Krasniqit:

E pabesueshme se sa e madhe qenka hipokrizia e LDK-së. Për të katërtën herë thanë se nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në. Kësaj radhe thanë se e kanë përnjëmend dhe në asnjë mënyrë nuk do ta bëjnë gabimin e kaluar. Dhe prapë koalicion me PDK-në.
Koalicioni me PDK-në në Kamenicë po tregon për të pestën herë se LDK-ja është futur aq keq në ciklin e dëshirës për pushtet sa që asnjëherë nuk do të arrijë të shkëputet nga PDK-ja.
Tash po e kuptoj edhe arsyen e vërtetë të mosdhënies së nënshkrimeve të tyre për hetim të SHIK-ut.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.