fbpx

Rezultati dramatik: Ja me sa vota epërsi fitoi Gani Dreshaj! Kjo është deklarata e tij e parë

  17 Dec 2017

Kandidati i AAK-së, ka arritur që ta fitoj garën për kryetar të Istogut pas një gare dramatike.

Kur janë numëruar 100 për qind e votave, ai del të jetë fitues me 52 vota në raport me kundërkandidatin, Haki Rugova, raporton Gazeta Blic.

Pas kësaj fitoreje, Dreshaj ka thënë se e ka deklaruar edhe më herët se ai do të mund cdo javë Haki Rugovën.

Ai ka thënë se do të punoj për Istogun dhe për qytetarët e kësaj komune.

Dreshaj ka thënë se sot merr fund krimi në KOmunën e Istogut, raporton Gazeta Blic.