Më në fund kanë rënë poshtë të gjitha interpretimet politike rreth pozicioneve të reja të partive politike në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë para PDK-së me vota të përgjithshme, por PDK-ja ka dalë para LDK-së me numër të përgjithshëm të asamblistëve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm 14,335 vota më shumë se PDK-ja, kurse PDK-ja ka 2 asamblistë më shumë se LDK-ja në rezultatet e përgjithshme për kuvendet komunale.
Shumë larg LDK-së dhe PDK-së, me përgjysmë vota më pak vjen Lëvizja Vetëvendosje, transmeton lajmi.net.
Kjo është radhitja e re e subjekteve politike në Kosovë: