fbpx

Rexhep Selimi kërcënon Ramush Haradinajn

  21 Nov 2017

Deputeti nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi, në emisionin POLITIKË me autor Sejdi Demirin në Tribuna Channel deklaroi se asnjë qeveri nuk ka pasur fuqi numerike me të vogel se kjo aktualja.

Madje Selimi e përmendi edhe faktorizimin e Listës Serbe brenda qeverisë dhe udhëheqjen e kësaj liste me 10-të komuna të Kosovës si shkak i decentralizimit.

Ai po ashtu tha se nuk duhet minimizuar rolin e tyre edhe pse udhëheqin me komuna të vogla.

Selimi deklaroi se ne jemi e njejta e opozita e cila kemi qenë edhe në kohën e Isa Mustafës.

Selimi një ashtu tha se nuk do të pranojnë asnjë llojë dëmi dhe regresi për vendin. Reagimi i tyre sipas tij do të jetë i pakompromis në marrëveshjet e dëmshme për vendin.