Rexhep Selimi i përgjigjet Gani Gecit me një foto me Sandokanin (Foto)

  28 Nov 2017

Një fotografi e vitit 1998 në Siçevë në të cilën shihet Rexhep Selimi në shoqërinë e Abedin Rexhës – Sandokanit dhe Lahi Brahimajt, është përgjigjja e fundit e deputetit të VV’së për Gani Gecin, në debatin e nisur së fundi për luftën e UÇK’së.
Rexhep Selimi kishte deklaruar edhe më parë se Gani Geci ishte vrasës serik dhe përgjegjës për dy vrasje.

Ndërkohë është Geci ai që ka deklaruar disa herë se Adem Jashari në prani të 30 ushtarëve i kishte thënë Rexhep Selimit se “ ta nxjerre gabzherrin”.

Ndërkohë ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci së fundi ka treguar në Interkativ versionin e tij për vrasjen e Abedin Rexhës. Ai ka thënë se vrasja ka ndodhur.

Ai ka thënë se mjekësia ligjore e ka treguar të vërtetën për këtë vrasje.

“Unë kam thanë se jam mbrojtë por nuk e kam ditë qysh ka ndodh vdekja. Vdekjen e konstaton veç mjekësia ligjore. Kjo mjekësia ligjore e tashme po e konstaton vdekjen e Faraonit e nuk po e konstaton vdekjen 15 vjeçare”, tha Geci.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.