Rexhep Selimi i bën urim të veçantë për ditëlindje Sylejman Selimit

Ish-pjesëtari forcave speciale të UÇK-së, Rexhep Selimi i ka shkruar për ditëlindje një urim mjaft të veçantë Sylejman Selimit, i cili ndodhet në burg, duke i kujtuar një moment të vështirë në kohën e luftës, përball forcave serbe.

Selimi, në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se sot është ditëlindja e katërt rresht që Sylejman Selimi po e kalon në Burgun e  Dubravës, padrejtësisht.

 

Postimi i plotë Rexhep Selimit:

Me 25 Shtator 1998 ishte nje dite luftimesh te rrepta. Ate dite e gjithe Drenica ishte e perfshire nga ofanziva e armikut. Madje nuk di a ka pasur ndonjehere luftime me shume se ate dite ne Drenice qe pas Epopese se Jasharajve.

Ishim nje grup luftetaresh nen rrethim ne Abri te Drenices ne nje pyll te vogel afer Lagjes Demaku. Te gjithe ishim ne pozicione luftimi duke pritur perpjekje me armikun i cili ishte ngado ate dite. Me ne ishte edhe Tahir Desku, luftetar dhe gazetar lufte. Me vete kishim edhe telefonin satelitor. Tahiri kerkoj qe ta hapnim telefonin, donte te raportonte per TVSH-ne.  E hapa telefonin dhe ia dhash. E beri raportimin nen shkrepjen e granatave. Me kujtohet vec nje fjali ne fund te raportimit qe e tha Tahiri: “Jemi nen nje rrethim nga i cili zor se do te mund te dalim. Ky mund te jete raportimi i fundit i reporterit tuaj…” dhe e mbylli receptorin. U kthue kah ne dhe tha: Syle, a e din o … qe sot e ki ditelindjen? E nxori nje shishe raki nga qanta e tij dhe tha: “Gezuar ditelindjen Komandant”!… e di qe e qoi nje gllenjke dhe ia pash nje lot ne sy…

Sot eshte ditelindja e katert rrjesht qe Sylejman Selimi po e kalon ne Dubrave PADREJTESISHT. Nje dite edhe ai dhe te gjithe ata qe po mbahen padrejtesisht do ta gezojne Lirine per te cilin ishin te gatshem te vdisnin.